Asambleja e KiE miraton raportin për zgjedhjet në Shqipëri

Sep 30, 2013 | 18:49
SHPËRNDAJE

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka miratuar me konsensus raportin për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit në Shqipëri. Asambleja i ka vlerësuar zgjedhjet e 23 qershorit konkurruese, me pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve e me respekt për të drejtat e njeriut.

Në debat e ka marrë fjalën edhe Kryetarja e Delegacionit të Parlamentit, Valentina Leskaj e cila falenderoi Këshillin e EU për mbështetjen konstante ndaj proceseve demokratike në Shqipëri, mbështetjen për zgjedhjet e fundit parlamentare.  

Debati në Parlamentin e KE është zhvilluar në një klimë mjaft pozitive dhe mbështetëse për të ardhmen Europiane të Shqipërisë.  

Leskaj shprehu angazhimin shumë serioz të mazhorancës së re për avancimin e axhendes Europiane, seriozitetin për përmbushjen e 12 prioriteteve jo në letër po në realitet, si dhe për një parlament me demokraci funksionale ku opozita do ketë gjithë hapësirat për të luajtur rolin e saj të rëndësishëm.  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura