Asad çon tanket në kufi me Turqinë, s’pranon zgjidhje nga jashtë

Jun 30, 2012 | 14:18
SHPËRNDAJE

Bashar al Asad i është kundërpërgjigjur vendosjes së antiajrorëve dhe artilerisë së rëndë nga autoritete turke në kufirin me Sirinë, me afrimin e tankeve të ushtrisë së tij në këtë zonë. Marrëdhëniet mes dy vendeve janë acaruar së tepërmi kur sirianët goditën një avion turk me dy pilotë të premten e kaluar. Dhuna në Siri vazhdon dhe Asad ka deklaruar se nuk do të pranojë asnjë zgjidhje që do t’i imponohet nga jashtë për krizën në vend. Fuqitë e mëdha po përgatiten për një takim në Gjenevë për të shqyrtuar këtë çështje. “Çfarë po ndodh është një çështje e brendshme dhe nuk ka të bëjë me vendet e huaja”, tha ai. Konferenca e Gjenevës mbahet të shtunën dhe u kërkua nga i dërguari special i OKB-së dhe Ligës Arabe për Sirinë, Kofi Anan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura