“As maskë, as alkool”, ministria e Shëndetësisë pas denoncimit të PD: S’ka mangësi. Nga 53 të testuar në total, asnjë i prekur me koronavirus në Shqipëri

Mar 6, 2020 | 12:20
SHPËRNDAJE

Eugena Tomini6

Nga 53 raste të testuara në total, edhe 3 rastet në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë rezultuar negative ndaj koronavirusit të ri.

Kështu tha sot ministria e Shëndetësisë, përfaqësuesja e Task Forces se ngritur, Eugena Tomini.

Në fjalën e saj ajo ka theksuar se për personat që iu është rekomanduar deri më sot vetëkarantinimi ekziston një hartë gjeografike se ku banojnë dhe po monitorohen nga Qendra e Urgjencës Kombëtare.

E pyetur nga gazetarët për audion e publikuar sot prej Partisë Demokratike ku në një poliklinikë në kryeqytet mungonin maskat dhe mjetet e dezinfektimit, Tomini u shpreh:

“Janë rreth 1.2 mln maska janë shpërndarë në sistemin parësor e atë tercial në nivel kombëtar e s’ka mangësi të maskave në asnjë hallkë të sistemit shëndetësor. Ju garantoj që është i disponueshëm në cdo qendër shëndetësore”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura