Arta Dobroshi: Kontrata e radhës në Los Angeles

Mar 30, 2013 | 16:39
SHPËRNDAJE

Performanca e aktores kosovare në filmin “Heshtja e Lornës”, në vitin 2008, ka qenë e nominuar duke fituar kështu 3 cmime në kategorinë “Aktorja më e mire” në rang ndërkombëtar. 32-vjeçarja me origjinë nga  Prishtina sapo është kthyer nga Los Angeles, ku është nderuar si “Aktorja më e mire” në garën internacionale të filmit dhe televizionit për rolin e saj të fundit. Arta ditë më parë ka qenë pjesëmarrëse në festivalin e filmit ‘’Magritte Awards”, në Belgjikë ku njëkohësisht ka prezantuar edhe bashkëshortin e saj, regjisorin e njohur Daniel Mulloy. Në këtë intervistë, ajo flet për revistën e njohur franceze ”Cafebabel”, ku na ndihmon edhe ne, lexuesit shqiptarë, që ta njohim më mirë…
Arta, cilat janë ndjesitë tuaja mbi pjesëmarrjen në “Shooting stars” në Berlinale?
Vendi im nuk mund të më nominojë mua për “Heshtjen e Lornës”, sepse ende nuk jemi anëtarë të rrjetit për promovimin e filmit në Europë. Në atë kohë në fakt ne nuk ishim shtet, unë nuk e kam besuar se Belgjika do më nominojë në këtë rast. Nuk e dija në fakt se si funksionojnë këto gjëra dhe kam qenë e privilegjuar që kam fituar. Në Berlinale çmimet ndahen që nga viti 1998, ndërsa në 2003 unë kam qenë vetëm si  publik dhe më kujtohet se kam marrë katalogun dhe broshurat në fund. Nuk ka rëndësi kjo, mbi të gjitha është hera e parë që unë nga Kosova arrij këtë sukses. Ne kishim një luftë dhe shpesh këto ndjenja janë shumë të dhimbshme, kam qarë kur kam dëgjuar emrin tim, teksa thoshin që jam nga Republika e Kosovës.
Pra, mediat e huaja duan të dinë më shumë rreth origjinës suaj…
Kjo ka pak rëndësi, kam dëgjuar dhe thënë shumë për veten, po në atë kohë lufta ishte me kujtime të freskëta dhe të regjistruara në memorien time. Deri në vitin 1999 kam jetuar praktikisht në një zonë lufte ku vetëm të lëvizje në një vend ishte luks.
Ku e shihni veten si në shtëpinë tuaj?
Nuk kam vendosur ende se ku do të jetoj pasi udhëtoj shumë, do të flutuoj së shpejti për Nju Jork për një kontratë të re atje, bota është shumë e vogël dhe e lehtë për të udhëtuar tani, ndihem ndryshe, vetëm ndryshojnë qytetet. E kemi lehtë se adaptohemi shumë shpejt, pavarësisht se ku jetojmë.
Do bashkëpunoni edhe në të ardhmen me vëllezërit Dardenne?
Po patjetër, kemi shkëmbyer e-maile disa ditë më pare, pasi jam zgjedhur për një rol të ri skenarin e tyre. Zakonisht skenari shkruhet rreth dy vite para se të fillojë të prodhohet filmi.
Çfarë lloj rolesh ju pëlqen të aktroni?
Superwoman e, megjithatë, disa role nuk më pëlqejnë. Që nga fëmijëria më kanë pëlqyer gjithmonë karakteret e Superman.
Kur keni qenë fëmijë, a ishin të ekspozuara mjaftueshëm prodhimet filmike të huaja në vendin tuaj?
Ne ishim të lidhur shumë me Amerikën përmes televizionit dhe kulturës, si në filma ashtu dhe në muzikë. Kështu që ndoshta ka ndikuar në një masë shumë të madhe kjo gjë.
Ndoshta ka ndodhur edhe te ju që më shumë jeni e lidhur me prodhimet amerikane sesa ato europiane?
Ndoshta, por tani është bërë globale kjo punë. Kohët e fundit kam qenë në Los Angeles dhe kam mundur të shoh gjërat nga afër.
Ju kanë parë atje si një europiane?
Jo, atje më shihnin si Arta, nuk kishte racizëm aspak. Pastaj fundja të gjithë jemi të ndryshëm, por është qesharake kur dikush mundohet të diskriminojë dikë në ndonjë fushë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura