Arrestohte 24-vjeçari, përdhunoi turisten çeke

May 31, 2011 | 18:57
SHPËRNDAJE

Policia e Korçës njoftoi sot për arrestimin e një 24-vjeçari i cili akuzohet për grabitje dhe kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë. Majlan Meçolli, lindur dhe banues ne fshatin Zvezde te Korçes ishte i shpallur në kerkim prej dates 2 gusht te vitit 2006 .

I riu jetonte prej vitesh me një identitet të rreme, Marjon Kolami, ku sipas policise në bashkëpunim me Redion Terrollin, i cili aktualisht është i dënuar, në muajin korrik të vitit 2006 në aksin rrugor Zvezde -Liqenas, kanë grabitur me dhunë dy turiste çeke, ndërsa më pas kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën.

Sipas policise, gjykata e Korçës ka denuar me 8 vjet burg 24-vjecarin në janar te vitit 2007, bashkepunetori i tij, Redion Terrolli, ka marrë gjysmën e dënimit për shkak të moshës kur ka kryer veprën penale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura