Arrestohet një 27 vjeçar me 1 kg heroinë, një shpallet në kërkim

Nov 30, 2011 | 21:52
SHPËRNDAJE

Një operacion i Policisë së Tiranës ka vënë në pranga një person, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Arsen Hoxhaj, 27 vjeç, është prangosur pasi u kap me 1 kg heroinë, të cilën e sillte nga Fieri për në Tiranë.

Policia e Tiranës, nuk ka bërë të ditur identitetin e personit të shpallur në kërkim. Ende nuk ka të dhëna lidhur më mënyrën se si të rinjtë kishin siguruar sasinë e drogës. Ndërka, policia ka nisur hetimet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura