Arrestohet Emijano Shullazi me 2 persona të tjerë

Jun 29, 2012 | 21:35
SHPËRNDAJE
Emiljano Shullazi

Emiljano Shullazi bie sërish ne prangat e policise.

Shullazi mësohet se është arrestuar pas një operacioni të policisë së Shkodrës. Gjatë aksionit janë sekuestruar automjeti i blinduar, me të cilin lëvizte Shullazi si dhe dy pistoleta.

Në momentin e arrestimi, Shullazi ka qene nen shoqerine e dy personave te tjere, te cilet me pas jane transportuar per ne Tirane.

Policia tha se jane sekuestruar gjithashtu, 6 telefona celulare, nje aparature e specializuar per eleminimin e valeve telefonike, si dhe dy radio policie, te cilat perdoreshin nga Shullazi.

Në Tirane, policia ka krye nje kontroll te imtesishem ne banesen e Shullazit.

Emiljano Shullazi është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, ndërsa vetëm pak kohë më parë, në 11 maj, pas një qëndrimi 6- mujor në parabuurgim, ai u lirua nga akuza e armëmbajtjes pa leje, duke u deklaruar i pafajshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura