Arrestimi i 3 ish-shefave të Policisë, Basha tregon kush e dekonspiroi aksionin

Nov 23, 2017 | 13:34
SHPËRNDAJE

Kryedemokrati Lulzim Basha ne nje deklarate per mediat ka leshuar akuza te forta ne adrese te kryeministrit Rama dhe ka zbuluar se kush e dekonspiropi aksionin per arrestimin e tre ish shefave te policise ne rrethe, ne kuader te hetimeve per dosjen “Habilaj”.

basha1

“Rama ka lejuar dhe penguar me vetedije aktivitetin kriminal te kultivmit dhe trafikimit te droges, ai ka ofruar mbeshtetjen e pushtetit duke e kthyer vendin ne zone per trafikun. Bandat qe ajo kontrollonte dhe bandat e droges u perdoren nga Rama per manipulimin e zgjedhjeve. Krimi i organizuar eshte sot kercenimi me serioz dhe rreziku i madh per destabilizimin e thelle te vendit”- tha Basha.

Duke u ndalur ne lajmin per urdher arrestet e leshuar per tre ish shefat e policise, ne kuader te hetimit per dosjen “Habilaj”, Basha tha se ishte Ministria e Brendshme ajo qe e dekonspiroi aksionin.

“Liria e Sajmir Tahirit, dekonspirimi nga vetë Ministria e Brendshme i aksionit të djeshëm për arrestimin e kokave të policisë janë aktet dhe provat që konfirmojnë këtë fakt.
Fakti që Ministër i Brendshëm është vëllai i Agron Xhafajt, një prej kokave kryesore të trafikut të drogës në vend, dëshmon se politikisht Edi Rama është në mbrojtje të krimit”- tha Basha.

Deklarata e plote e Bashes 

Ngjarjet e 24 oreve te fundit treguan qartë për të gjithë botën se Policia ka funksionuar si një organizatë kriminale e strukturuar, me hierarki të përcaktuar, nga koka e saj Saimir Tahiri tek drejtorët e policisë së rretheve dhe shefat e anti-drogës e të terrenit.

Edi Rama ka lejuar dhe bekuar me vetëdije të gjithë aktivitetin kriminal të trafikimit të drogës dhe të kriminalizimit të plotë të policisë. Me autoritetin e kryeministrit ai ka ofruar mbështetjen e pushtetit për këtë aktivitet kriminal duke e kthyer Shqipërinë në zonë të lirë per krimin.

Për tre vite me rradhë, Edi Rama ndërmori një fushatë masive gwnjeshtrash dhe manipulimi të opinionit publik shqiptar dhe ndërkombëtar për të mbuluar të vërtetën e krimit dhe për t’i dhënë krimit gjithë qetësinë dhe hapësirën e nevojshme për të lulëzuar.

E gjithë kjo organizatë shtetërore kriminale, bandat që ajo kontrollonte dhe paratë e drogës u përdorën nga Edi Rama për manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2017 dhe ruajtjen e pushtetit të tij.

Krimi i organizuar është sot një kërcënim serioz ndaj sigurisë kombëtare të Shqipërisë, si dhe rrezikon të sjellë destabilizimin e thellë politik, shoqëror dhe ekonomik të vendit.

Lufta kundër krimit, duke filluar nga dekriminalizimi dhe pastrimi total i qeverisë, policisë dhe i gjithë strukturave të shtetit nga kriminelët dhe individët e kriminalizuar, është sot prioriteti kryesor kombëtar.

Hapi i parë është largimi i Edi Ramës nga drejtimi i vendit. Cdo ditë që kalon konfirmon se ai është pengesa kryesore për drejtësinë dhe luftën kundër krimit në Shqipëri. Qëllimi i tij i vetëm sot është mbajtja e pushtetit me çdo kusht.

Strategjia e tij për të mbajtur pushtetin ka tre elementë kryesorë:

Së pari, mbrojtja politike dhe shmangia nga drejtësia të gjithë bashkëpunëtorëve të tij të përfshirë direkt në aktivitete kriminale, nga Saimir Tahiri, Vangjush Dako, Qazim Sejdini deri tek kokat e policisë.

Liria e Sajmir Tahirit, dekonspirimi nga vetë Ministria e Brendshme i aksionit të djeshëm për arrestimin e kokave të policisë janë aktet dhe provat që konfirmojnë këtë fakt.

Fakti që Ministër i Brendshëm është vëllai i Agron Xhafajt, një prej kokave kryesore të trafikut të drogës në vend, dëshmon se politikisht Edi Rama është në mbrojtje të krimit.

Elementi i dytë është kapja e sistemit të drejtësisë, veçanërisht e organeve të hetimit dhe të prokurorisë, me qëllimin për të garantuar se nën kontrollin e Ramës këto organe nuk do të nxjerrin para drejtësisë kokat e mëdha të krimit dhe do të mbyllin të gjitha hetimet që rrezikojnë Saimir Tahirin, Vangjush Dakon, Qazim Sejdinin, Agron Xhafajn, Habilajt, grupin e heroinës së Elbasanit, e dhjetëra raste të tjera.

Elementi i tretë, është manipulimi i opinionit publik vendas dhe të huaj me të njëjtën metodë që ai arriti të mbulojë dhe fshehë trafikun masiv të drogës drogës dhe krimin në Shqipëri për katër vite.

Banalizo gjendjen e krimit, banalizo të vërtetën, sulmo median, sulmo opozitën, përdor mercenarë shqiptarë dhe të huaj për të shtrëmbëruar të vërtetën.

Por këmbanat po bien për Edi Ramën. Ai e di se po i vjen fundi dhe po bën gjithcka për të vendosur nën kontrollin e tij të plotë edhe sistemin e ri të drejtësisë.

Me një prokurori dhe drejtësi të pavarur, Edi Rama e di se nuk shpëton dot dhe se dita kur do të japë llogari para drejtësisë është vetëm cështje kohe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura