Arratisja e famshme e Drenovës, pranga një tjetër bashkëpunëtori

Dec 30, 2013 | 10:16
SHPËRNDAJE

Burgu i Drenovës
KORÇE – Arratisja spektakolare e shtatë të dënuarve nga Burgu i Drenovës po nxjerr të tjerë bashkëpunëtorë. Ngjarja e rëndë e 24 nëntorit të këtij viti ka çuar në pranga një tjetër person që ka ndihmuar në arratisjen e 7 të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë. Burime nga Policia bënë të ditur se kanë vënë në pranga Bledian Dedën. 26-vjeçari akuzohet se ka ndihmuar të dënuarit Tafili, Marashi, Guri, Toma, Haxhiraj, Lula dhe Gora të arratisen nga Burgu i Drenovës në nëntor të këtij viti. Policia bën me dije se Deda akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje. Sipas të dhënave, arrestimi i tij u bë pasi Gjykata e Korçës ka dhënë masën arrest me burg. Më herët, Policia e Elbasanit ka arrestuar edhe dy bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët ndihmuan të dënuarit të arratisen. Në pranga u vunë Albi Meçini, 20 vjeç dhe Olsion Maçi, 19 vjeç. Policia bëri të ditur se i arrestuari është nga Tirana. Ende nuk është sqaruar pozicioni i tij në lidhje me këtë ngjarje, por gjatë hetimeve janë siguruar prova për vënien e tij para përgjegjësisë penale.                         dh.ç

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura