“Arratisja e dëshmitarit, Rama bleu votën e Frrokut”

Jul 31, 2014 | 10:24
SHPËRNDAJE

Opozita akuzon Kryeministrin: Instalim i praktikave mafioze

Berisha: Gjyqtari s’pranoi ofertën e Ramës për emërimin

Partia Demokratike dhe ish-kryeministri Sali Berisha reaguan ashpër dje pas humbjes së kontakteve me dëshmitarin kyç në gjyqin e Arben Frrokut.
Selia blu deklaroi se mosparaqitja e dëshmitarit ishte dhurata që Kryeministri Edi Rama i bëri deputetit kristiandemokrat Mark Frroku, vëllai i të akuzuarit për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.
Reagimi i PD
“Sot u zbulua torta e ditëlindjes së deputetit Frroku që e mbajti atë larg seancës së Kuvendit të enjten e shkuar. Torta u shërbye, dhe ishte humbja e kontakteve të policisë me dëshmitarin kyç në procesin e vëllait të deputetit Frroku, i akuzuar nga prokuroria për vrasjen e oficerit të lartë të policisë. Kjo ishte dhurata e Kryeministrit”, thuhet në reagimin e Partisë Demokratike. Sipas selisë blu, rasti i djeshëm tregon se në vend janë instaluar metodat mafioze dhe strukturat shtetërore janë vënë në shërbim të klaneve kriminale. “Humbja e kontakteve të dëshmitarit kyç, me statusin ‘I mbrojtur nga Policia e Shtetit’, është skandal i përmasave të jashtëzakonshme. Është instalimi në praktikë i metodave mafioze, në bashkëpunim të ngushtë me qeverinë dhe Kryeministrin e vendit.

(Lajmin e plote e lexoni sot ne gazeten Panorama)

ARISTIR LUMEZI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura