“Armiqtë që e donin me shpirt Atdheun”/ Kush është gazetari shqiptar në Amerikë, Dalip Greca

Apr 15, 2021 | 18:03
SHPËRNDAJE

Dalip Rexhep Greca u lind në Lushnje me 10 tetor 1950. Mësimet bazë i bëri në vendlindje, ndërsa shkollën e Mesme e përfundoi Qershor 1969 në Gjimnazin” Abas Shehu” Tepelenë.

dalip.greca-dielli

Studioi për Gjuhë dhe Letërsi shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik Shkodër 1969-1971, të cilin e përfundoi me rezultate të shkëlqyera. 1971-1974 kreu shërbimin ushtarak të detyruar në Marinë.

Në vitin e fundit të shërbimit nisi me korrespondencë studimet në Universitetin e Tiranës për Letërsi, të cilat i përfundoi me rezultate shumë të mira në ,aj 1976. Punoi në arsim deri në vitin gusht 1983, kohë kur filloi punën se redaktor për Kulturën dhe Sportin në Gazetën lokale “Shkëndija”. E humbi këtë vend pune për shkak të përkrahjes së proceseve demokratike në dhjetor 1990.

ÇMbeti dy muaj pa punë derisa opozita i ofroi detyrën e sekretarit të Komitetit Ekzekutiv Pluralist të rrethit të Lushnjës. E dorëzoi detyrën për shkak të vendosjes së kandidatures për kandidat për deputet në krah të opozitës në vendlindjen e tij në zgjedhjet e para Pluraliste të 31 Marsit 1991.Ai kandidoi për opozitën edhe në vitet 1992, 1996, 1997.

Në Prill 1992 u emërua Inspektor i Letërsisë në Drejtorinë Arsimore të Rrethit Lushnje, ndërkohë që drejtonte dhe botonte gazetën lokale të përjavshme”Ora e Fjalës”, gazetë që lindi gjatë Lëvizjes Demokratike(Shtator 1991) dhe vijoi ta drejtoi deri në Gusht 1996, kohë kur u emërua Kryeredaktor i gazetës së përditshme “Republika”.

Më 20 korrik 1999 emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe filloi detyrën e redaktorit-përgjegjës për seksionin shqip të gazetës shqiptaro-Amerikane ILLYRIA, paralelisht nisi dhe përfundoi studimet 2 vjeçare në Institut Tecnnology of Business në New York. Për 10 vite ai ishte një ndër gazetarët që hulumtoi, intervistoi, investigoi personalitete dhe njerëz të thjeshtë të komunitetit dhe fitoi respektin e shqiptarëve të Amerikës. Ai arriti të intervistojë shumë nga figurat e diasporës nacionaliste, të cilët e patën lënë Shqipërinë në fundin e Luftës së Dytë Botërore dhe ka gati për botim librin- Armiqtë që e donin me shpirt Atdheun.

Në gusht të vitit 2009, Dalip Greca filloi drejtimin e Gazetës Dielli, e cila nuk botohej prej më shumë se 2 vite e gjysmë. Ai e ringjalli gazetën më të vjetër të botës shqiptare dhe për 12 vite e ka kthyer atë në lavdinë e dikurshme të themeluesve. “Dielli” nën drejtimin e Dalip Grecës ka pësuar ndryshime thelbësore. Dielli për 12 vite që e drejton gazetari Greca botohet në print çdo muaj, madje nuk u ndal publikimi as në kohën e Pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Gazetari Dalip Greca prej 2 dekadash ka dhënë kontribut edhe në median televizive. Ai është gazetar i jashtëm për Televizionin Kultura Shqiptare në New York (Albanian Culture TV), ndërkohë që vazhdon të bashkëpunojë me median në Tiranë dhe Prishtinë. Greca është një ndër kontributorët e spikatur në ruajtjen e traditave dhe kulturës shqiptare në SHBA; është pjesë e pandarë e Federatës Panshqiptare të Amerikës, anëtar i kryesisë dhe Këshillit, organizator dhe drejtues i shumë veprimtarive të Federatës si: Si përvjetorët e Pavarësisë dhe Ditës së Flamurit Kombëtar, 100 Vjetorit të Vatrës, 110 Vjetorit të Gazetës DIELLI, Vitit të FAIK KONICËS, Simpoziumin për Arshi Pipën,Mit’hat Frashërin, Revoltën e Spaçit, bashkorganizator dhe drejtues i konferencës “Demokracia nuk pret”, dhe tash pjesë e projektit-Historia e Vatrës sipas arkivave… etj etj…

Në projektet e afërme të tij pritet të dalin në botim librat:

-“GAZETA DIELLI NË SHBA-UDHËTIM NË DY SHEKUJ”.

– HISTORI SHQIPTARE NË AMERIKË

– INTERVISTAT E NEW YORK-ut”.

 

Dalip Greca jeton në New York, në adresën: 2514 Young Ave-Bronx, NY 10469-USA. Ai është i martuar, ka 3 fëmijë, 2 vajza të martuara, mësuese në Neë York dhe djalin menaxher në Metropolitan Hospiatl, Manhattan , NY.

Tel: 917-254-61-3. Email: [email protected]

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura