Arjon i BB2 çudit njerëzit, “reality show” me të brendshme në vitrinën e një dyqani

Apr 30, 2011 | 12:53
SHPËRNDAJE

Si një model tërheqës, por edhe si një ish-lojtar i një reality shoë si “Big Brother”, nuk e ka problem të bëjë edhe ndonjë marrëzi në sytë të njerëzve. Para pak ditësh, Arjon Muça, ish-banor i BB2, ka çuditur kalimtarët e rastësishëm në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, ndërsa është parë të sillet brenda një dyqani, i veshur vetëm me të brendshme. Kalimtarët kanë ndaluar të shohin nga vitrina Arjonin, çift me një vajzë modele, të dy të veshur vetëm me të brendshme, ndërsa pozonin para një fotografi. Nuk ka qenë e vështirë për ta të identifikojnë Arjon Muçën, ish-protagonistin e “Big Brother”. Ndërsa vajza, një bionde simpatike, mësuam se quhet Ana. Por çfarë i lidh bashkë dy të rinjtë? Në fakt, asgjë më shumë sesa puna. Pikërisht atë pasdite, Arjoni dhe Ana kanë qenë duke realizuar një set fotografish për linjën e të brendshmeve “Paletor” dhe “La blanche”, imazh i së cilës janë. Pavarësisht vështrimeve kurioze të kalimtarëve, apo kureshtjes së pafshehur të drejtuesve të makinave, ata kanë vazhduar të pozojnë pas asnjë droje. Nga sa dimë, përveç impenjimeve të përditshme me shkollën dhe punën në radio, Arjoni është imazh i linjës të së brendshmeve “Paletor”, ndaj do të na duhet të mësohemi me pamjen e tij, shpesh edhe vetëm me të brendshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura