Rama në Vlorë: Shumë abuzime, do kalojë INUK. Sistemi i dijes i kalbëzuar, provim mësuesve

Oct 31, 2014 | 20:07
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama në Vlorë

UPDATE-Kryeministri Edi Rama gjatë një vizitë në qytetin e Vlorës, paralajmëroi se edhe në këtë zonë do të kryhen aksione nga INUK për prishjen e ndërtimeve pa leje. Deklarata e Ramës u bë gjatë përurimit të hapësirave të rikonstruktuara të spitalit pediatrik të Vlorës, një investim i realizuar në sajë të bashkëpunimit të Ministrisë së Shëndetësisë me  Agjencinë turke për zhvillim TIK.

 Kryeministri bëri të ditur se kantiere të shumta do të hapen në të gjithë qytetin, ndërsa paralajmëroi prishjen e ndërtimeve nga INUK.

 “Sigurisht, përpara sesa të fillojmë kantieret e tjera brenda në qytet, paralelisht me vijën bregdetare dhe me Lungomare-n, siç ka mbetur këtu fjala, do të kemi edhe një periudhë që do të kalojë INUK-u. Sepse ka shumë abuzime, ka shumë çibanë të mbjellë gjithandej që po i marrin frymën qytetit, prej vitesh dhe pas shkuljes së tyre do të ndërhyhet në të gjitha lagjet e qytetit”,-tha Rama. Deklarata e Ramës vjen në kohën kur INUK ka nisur një sërë aksionesh për prishjen e ndërtimeve pa jenë në disa qytete të vendit si në Tiranë, Elbasan e Durrës.

 Nga ana e tij, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja tha se investimi i kryer është përpjekje për të përmirësuar kapacitetet spitalore, duke trajtuar me prioritet fëmijët dhe kujdesin ndaj tyre. Ndërsa drejtoresha e spitalit falenderoi për kujdesin e posaçëm ndaj spitalit rajonal të Vlorës, i cili në sezonin turistik kthehet në një qendër të rëndësishme të dhënies së ndihmës mjekësore për qytetarët dhe turistët.

 Spitali i pediatrisë së Vlorës përballon një fluks të madh pacientësh, kryesisht në sezonin turistik, duke bërë të domosdoshme nevojën për të zgjeruar hapësirat dhe modernizuar shërbimin e urgjencës.

 Rama: Sistemi i dijes i kalbëzuar, reforma e ndryshim. Licensim e provim mësuesve

VLORE-  Kreu i qeverise, Edi Rama ka theksuar nga Vlora se ajo qe duhet te adresohet sot me force eshte cështja e prapambetjes së thellë në fushën e dijes, se këtu i ka rrënjët prapambetja tërësore në raport me BE ku duam të integrohemi.

” Besoj se në këtë auditor pas 20 vitesh pune, eksperience është vendi i duhur për të folur për domosdoshmërinë e kapërcimit të madh që universitetet duhet të bëjnë për t’u hapur karshi inovacionit dhe për të qenë të hapura në raport me tregun e punës dhe komunitetin nga ana tjetër. I jam mirënjohës Fate Velajt vlonjatit nga vjena, apo vjenezit nga vlora që më bëri një paraqitje të detajuar të arritjeve të stafit. Ajo që na vlen nga e shkuara e afërt janë gabimet si pikë referimi për të shkuar përpara, duke mos lejuar që gabimet e të shkuarës të përsëriten, e në radhë të dytë duke nxjerrë gjithë atë thesar të pacmueshëm dije që përbën një histori gabimesh përta kthyer në një bazë që gjërat të ndryshojnë në drejtimin e duhur e jo thjesht të ndryshojnë. Shqipëria në tërësi ka paguar një kosto shumë të lartë për nivelin e sotëm të jetësës që nuk është ai i duhuri, në krahasim me koston që ka paguar për të arritur në këtë nivel”- tha Rama.

Sipas Rames, sistemi yne arsimor eshte i kalbezuar e kjo duhet ndryshuar.  “S’mund të vazhdojmë të sillemi brenda sistemit arsimor, sikur sistemi jashtë tij nuk ka ndryshuar. Sjellja e sistemit tonë arsimor universitar është e njëjtë me atë të 25 viteve më parë, por ndërkohë bota jashtë tij ka ndryshuar. Sfida që kemi është të lidhim universitetin sot me botën sot.”- tha ai

Sipas tij, domosdoshmeri eshte investimi dhe reforma per dijen. “Per t’u kthyer ne motor zhvillimi, ndryshimi bazohet te kapitali njerezor”- tha Rama.  

Rama ka njoftuar se te henen do te behet publik monitorimi per mesuesit, per te pastruar sistemin nga mesuesit pa arsim, nga taa qe paguhen pa dhene mesim, nga ata jashte profilit dhe per te nisur licencimin e cdo mesuesi, permes provimit te licensimit. ‘Ai do te kete jo vetem licencen por edhe kuoten e krediteve qe duhet t’i rinovoje permes provimeve te nevojshme”- tha Rama.

Sipas tij, ne baze te monitorimit, 177 mije nxenes jane ne doren e mesuesve qe nuk kane arsim, ose jane jashte profilit.  

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura