Ambasadorja britanike: Kolegji, vendim sipas ligjit

May 31, 2011 | 13:48
SHPËRNDAJE

TIRANE- Ambasadorja britanike ne vendin tone, Fiona McIlwham ka shprehur sot mbështetjen dhe inkurajimin e institucioneve të pavaruara, si Kolegji Zgjedhor, i cili duhet te vendose ne pavaresi te plote, vetem ne mbeshtetje te ligjit.

Permes nje deklarate per mediat, leshuar nga vete ambasadorja theksohet se “Ne vazhdojmë të monitorojmë procesin zgjedhor dhe situatën politike nga afër dhe me shqetësim”.

Sipas saj, për Londrën dhe komunitetin e gjerë ndërkombëtar, ajo që ka rëndësi është një proces i besueshëm i cili ka besimin e publikut shqiptar.

“Do të ishte një zhgënjim i madh në qoftë se çështjet rreth numërimit dhe ankesave do të lejohen të hedhin hije mbi pjesën e mirë të këtij procesi zgjedhor”, theksohet ne deklarate.

Ambasadorja ben apel qe forcat politike te kene besim ne punen dhe te respektojne punen e institucioneve ligjore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura