Ambasadori në Suedi, Dokle kundër kandidatit të Bushatit

May 31, 2014 | 10:26
SHPËRNDAJE

Dje gjatë prezantimit të kandidatëve, Ilir Melo për ambasador në Kroaci dhe Ilir Abdiu në Suedi
“Panorama” shkruan sot se kandidaturat e propozuara nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati për ambasador kanë ngjallur debate në Komisionin e Jashtëm.

 Dje në Kuvend u prezantuan dy kandidatët, Ilir Melo për ambasador në Kroaci dhe Ilir Abdiu si ambasador rezident në Mbretërinë e Suedisë, dhe jo rezident në Finlandë, Islandë dhe Norvegji. Ajo që gjalli debat ishte dhe kurrikulumi i kandidatit për ambasador në Suedi, i cili që nga viti 1997 deri në 2012 mbante titullin e Konsullit të Nderit të Suedisë në Tiranë, dhe kishte shkruar në CV se ishte dekoruar nga Mbreti për kontribut në realizimin e interesave të Suedisë. Pikërisht këtë fakt e vuri në pah deputeti i PS-së në Komisionin e Jashtëm, Namik Dokle, duke thënë se kandidati mund ta kursente këtë koment, pasi ambasadori duhet t’u shërbejë interesave të Shqipërisë dhe jo shtetit ku shkon. “Shoh në CV-në e tij disa dekorata dhënë nga Mbreti i Suedisë, megjithëse në këtë CV-në e dërguar, zoti Abdiu mund ta kishit kursyer shënimin e fundit, i cili thotë: ‘Këto dekorata akordohen për anëtarë të familjes mbretërore ose shtetas të huaj në njohje të shërbimeve të tyre personale ndaj Suedisë dhe promovimit të interesave suedeze. Janë gjithsej 5 të tilla dhe këto si më sipër janë e 4-ta dhe e 3-ta’. Ne na intereson promovimi i interesave shqiptare, por natyrisht është një provojë, që do të ketë rëndësinë e vet”, tha Dokle.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura