Arvizu takon Bashën: Bashkëpunim për reformat

Aug 31, 2011 | 10:46
SHPËRNDAJE

TIRANË- Ambasadori i SHBA-së, në vendin tonë, Aleksandër Arvizu i beri apel aktorëve kryesorë të politikës per vullnet ne kalimin e pengesave ne te mire te ecjes perpara te vendit.

Deklarata u be sot gjate nje prononcimi per mediat, pas takimit qe ai zhvilloi me kreun e bashkise se Tiranes, Lulzim Basha.

Ne fjalen e tij, Arvizu solli ne kujtese rastet e Sllovenisë dhe Kroacisë qe sipas tij duhet te sherbejne si shembull shumë i mirë për Shqipërinë, për të parë se si kalohen pengesat dhe për të ecur të sigurt në rrugën drejt integrimit.

“Ambasada amerikane ka një traditë të gjatë bashkëpunimi me Bashkinë e Tiranës dhe ne presim që të vazhdojmë në këtë rrugë”, tha ai.

Arvizu theksoi se  synimi kryesor është përmirësimi i jetës së qytetarëve të Tiranës, pasi një e treta e popullsisë së gjithë vendit është përqendruar në këtë zonë.

Nga ana e tij kryebashkiaku ka falenderuar SHBA-te dhe ambasaden per mbeshtetjen e vazhdueshme ndaj vendit tone ne rrugen e tij integruese.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura