Alonso dhe Arteta, dy shokët që po çmendin Europën

May 10, 2024 | 13:50
SHPËRNDAJE

Ata janë dy trajnerët e rinj më çmuar të momentit në Europë, shokë të ngushtë fëmijërie që janë gati për të shkruar historinë. Dy “amigos”, rruga e futbollit të të cilëve nisi si shokë në plazhet e San Sebastianit dhe tani kanë të gjitha shanset për të përfunduar me triumfin e titullit.

GettyImages-84362473-e1666089574556

Në Londrën Veriore, Mikel Arteta po e çon Arsenalin gjithnjë e më pranë kurorëzimit si mbretër të Premier Ligës pas një mungese prej dy dekadash. Por shumë larg Londrës, në Leverkusen, Ksabi Alonso është bërë tashmë kampion i Bundesligës për herë të parë në histori. Është një histori e jashtëzakonshme për shokët baskë dhe klubin e vogël spanjoll të të rinjve të Antiguokos, ku ata formuan rrahjet e zemrës në mesfushë kur ishin dhjetë vjeç.

Dhe ish-trajneri i tyre, Roberto Montiel, po shpërthen nga krenaria për dy të diplomuarit e tij që janë në kulmin e karrierës. Montiel, tani zëvendëspresident i klubit amator që nuk ka një skuadër të rriturish, thotë: “Mikel gjithmonë luante përpara grupmoshës së tij dhe tregoi shumë pjekuri pavarësisht se ishte një djalë i vogël. Menjëherë, ne e kuptuam se ai mund të kapërcente në një nivel profesional. Ai është lojtari më i mirë që kam parë ndonjëherë te Antiguoko, më i mirë sesa Alonso, dhe mendoj se ai e kishte idenë të ishte trajner shumë kohë përpara se të varte këpucët në gozhdë. Arteta më shikonte ndërsa drejtoja si trajner disa skuadra dhe më pas më bombardonte me ide dhe sugjerime se si t’i ndryshoja gjërat! Ai ishte ende i ri, por unë mund të shihja se ai po krijonte idenë e trajningut.

Unë qeshja sepse ai më thoshte se ku po dështonte ekipi im dhe ku duhet të përdorja bisturinë për të bërë ndryshime!” Por ndërsa fati i Artetës dukej i paracaktuar, nuk mund të thuhej me siguri e njëjta gjë për Alonson. Montiel shtoi për një prej trajnerëve më të kërkuar në Europë: “Ksabi ishte një djalë i vogël, i cili nuk shpërtheu fizikisht deri në U-17. Por ai e organizonte lojën shumë mirë dhe kishte një prezencë komanduese, pa qenë shumë arrogant. Ai ishte pak introvert, por transformohej kur ishte në fushë. Ai kurrë nuk ishte dikush që kishte nevojë ta ngrinte shumë zërin, mjaftonin vetëm disa fjalë. Por ai ishte gjithmonë shumë i respektuar dhe kur Ksabi thoshte diçka, të gjithë e respektonin atë”. Montiel mbetet i afërt me të dy nxënësit yje të Antiguokos.

Dhe shitja e papritur nga e Alonso nga Real Sociedadit te Liverpuli në vitin 2004, ishte një dhuratë e pabesueshme për klubin amator, duke qenë se ata përfituan financiarisht dhe arritën që të blejnë një shtëpi të re për klubin e tyre. Montiel mendon se ka diçka unike në klubin që prodhoi gjithashtu trajnerin e Bornmëthit, Andoni Iraola. Ai tha: “Mendoj se është për shkak të kërkesave që u kemi bërë atyre si fëmijë, që në moshë shumë të re. Është një kulturë ku ata nuk dorëzohen kurrë. Antiguoko është një shkollë e jetës”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura