Allmuça: Mundim Tiranën, kapim Evropën

Mar 31, 2011 | 12:49
SHPËRNDAJE

Igli Allmuça e do një fitore në derbi. Sipas tij, barazimi nuk është rezultat i kënaqshëm për asnjë palë. “Ne jemi përgatitur për ta fituar atë derbi, që do të shërbejë dhe për një motivim më shumë për ndeshjen e së mërkurës ndaj Vllaznisë në ‘Qemal Stafa’. Nuk është e lehtë, por jo e pamundur”. Në fakt, për dinamovitët e Mërgjyshit do të jetë një stërmundim i madh, ku thuajse për një javë, do të luhen dy ndeshje të forta. Të premten derbi në kampionat me Tiranën dhe të mërkurën me Vllazninë në Kupën e Shqipërisë. Për Allmuçën, Dinamo me kualitetet që ka i përballon me sukses të dyja ndeshjet. “Është ngarkesë, sepse janë dy ndeshjet e sezonit për ne. Jemi të bindur që nëse do të kalojmë me sukses derbin me Tiranën, atëherë do të jemi me moral ndryshe me Vllazninë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura