Alarmohen prindërit, gjenden kamera të fshehura në tualetet e shkollës fillore

Oct 31, 2019 | 21:22
SHPËRNDAJE

Disa prindër janë tmerruar pasi u lajmëruan se në tualetet e shkollës fillore ku mësonin fëmijët e tyre, ishin gjetur kamera të fshehura.

Ngjarja ka ndodhur në Londër, ndërsa sipas “The Sun”, kamerat dyshohet se kanë qenë të fshehura prej të paktën 5 vitesh. Kamerat u gjeten gjatë pushimeve shkollore, ndërsa prindërit u informuan vetëm tani.

Silver hand dryer on grey tiled wall
Foto ilustrim

Sipas policisë, kamerat mund të kenë qenë të vendosura në tualetet e shkollës që prej vitit 2014. Ata thanë se pamjet ishin fshirë çdo muaj dhe se nuk kishte “asnjë provë të veprimtarisë kriminale”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura