Alarmi i ISHP: Rikthehet malaria, zbulohen 13 raste

Apr 30, 2013 | 11:50
SHPËRNDAJE
Anopheles, mushkonja që përhap malarien

ISHP ngre alarmin për rikthimin e malaries në Shqipëri. Në tri rrethe të vendit po qarkullon mushkonja që transmeton sëmundjen (anofele). Në qytetin e Vlorës e Fierit, si dhe në fshatin Çekrez të Tiranës, kjo mushkonjë është e pranishme, çka e rrit riskun e infektimit. Ndërkohë, në 2 vitet e fundit ka pasur 13 raste të identifikuara me malarie, që janë infektuar jashtë vendit. Për këto arsye, infeksionistët kërkojnë që bashkitë e komunat e zonave të rrezikuara të dezinfektojnë sa më parë territoret që mbulojnë. “Vektori është prezent dhe sëmundja është e importuar, detyrimisht dhe sistemi alert duhet ngritur akoma më shumë për një bashkëpunim më adekuat në lidhje me sistemin e dezinfektimit”, tha Eugena Erindi, infeksioniste në ISHP. Ajo shtoi se qytetarët duhet të bëjnë kujdes nëse pickohen nga ndonjë mushkonjë dhe shfaqin një sërë simptomash problematike. “Shenjat klinike të para janë temperatura që shfaq debulesën, dhimbjen e muskujve, dhimbjet artikulare, më pas alternohet dhe sisteme të tjera të organizimit që sjell këtë problematikë në lidhje me menaxhimin, nëse nuk bëhet evidentimi në kohë dhe diagnoza laboratorike, në rastin kur dyshohet për malarie”, vijon Erindi. Mushkonjat qarkullojnë gjatë gjithë verës, por ende nuk është marrë asnjë masë për dezinfektimin e zonave bregdetare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura