Akuzat e Ramës, Basha i përgjigjet me thënien e At Gjergj Fishtës: Injoranca dhe krenaria shkojnë bashkë si shtati dhe hija

Dec 30, 2021 | 13:45
SHPËRNDAJE

Lulzim Basha ne DiberKryetari i Partisë Demokratike, Lulzm Basha ka bërë një reagim të shkurtër pas konferencës së kryeministrit Rama me gazetarët.

Kreu i PD-së, Basha ka shfrytëzuar 81 vjetorin e vdekjes së Fishtës (30 dhjetor 1940) për të përdorur një nga thëniet e tij dhe për ti kthyer përgjigje indirekt dhe akuzave të kryeministrit Rama.

“Injoranca dhe krenaria shkojnë bashkë si shtati dhe hija.” At Gjergj Fishta”, shkruan Lulzim Basha.

Ndërkohë që më herët, Edi Rama ka ironizuar situatën në PD, teksa ka thënë se “Basha dhe Berisha po e çojnë Partinë Demokratike drejt një fundit të merituar”.

 

Basha111

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura