Aktori Genc Fuga pësoi goditje në tru, sigurohet shuma 19 mijë euro për operacionin. Bashkëshortja fjalë zemre për të gjithë që e ndihmuan

Jul 30, 2023 | 7:17
SHPËRNDAJE

Aktori i njohur, Genc Fuga i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të një goditje në tru. Menjëherë, bashkëshortja e tij, aktorja Eni Jani ka kërkuar ndihmë, pasi operacioni kushtonte 19 mijë euro.

genc fuga eni jani

Vetëm pak orë pas apelit për ndihmë, të shumta kanë qenë reagimet e qytetarëve duke bërë që shuma të sigurohej.

Eni Jani ka felenderuar të gjithë për mbështetjen dhe kontributin. “Falënderoj me zemër se pari ekipin e spitalit për përkushtimin dhe profesionalizmin. Falënderoj cdo njërin nga ju për suportin dhe mbështetjen, për çdo fjale dhe kontribut. Shuma u sigurua! Faleminderit nga zemra përsëri!”, shkruan bashkëshortja e Genc Fuga.

genc fuga

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura