“Akt i shëmtuar prej burracakësh”- Ministri i Drejtësisë dënon sulmin me tritol në banesën e gjyqtarit të Shkodrës: Organet kompetente të zbardhin sa më parë ngjarjen

Apr 28, 2024 | 14:43
SHPËRNDAJE

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja e konsideron si një akt të shëmtuar sulmin me tritol në banesën e gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Sterkaj.

tonin sterkaj tritol

Në një reagim në rrjetet sociale, Manja thotë se “ky është një akt i shëmtuar prej burracakësh”, ndërsa kërkon nga organet kompetente zbardhjen sa më parë të kësaj ngjarje.

“Me Tonin Sterkajn më ka njohur puna si drejtues i Prokurorisë Shkodër, gjatë viteve 2002-2007 dhe miqësinë tonë të atyre kohëve të vështira e kemi pasurinë tonë më të madhe. Si mik dhe si koleg, sot, i kam shprehur Toninit dhe familjes së tij gjithë mbështetjen time!

Si Ministër i Drejtësisë, kërkoj nga organet kompetente të zbardhin sa më parë këtë akt të shëmtuar prej burracakësh që kërkon të intimidojë drejtësinë, por që nuk do ia arrijnë dot, aq më tepër me Tonin Sterkajn, gjyqtarin më të vjetër e më me përvojë që ka sistemi i drejtësisë sot në juridiksionin e shkallës së parë!

Sot jam në krah të Toninit dhe familjes së tij dhe jam i bindur se drejtësia do triumfojë dhe në këtë rast”, shkruan ministri.

ulsiu

LEXO EDHE: 

Autori ishte i maskuar, shkon tek dera në këmbë më pas…/ Detaje nga tritoli i vendosur në banesën e gjyqtarit! Zbardhet dëshmia, ja çfarë dyshon 62-vjeçari

Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër, reagon KLGJ: Cënohet siguria! Të zbardhet ngjarja, autorët të nxirren para përgjegjësisë ligjore

Iu vendos tritol në banesë, zbardhet telefonat e ministrit të Brendshëm me gjyqtarin nga Shkodra! Balla: Janë marrë masa për sigurinë e tij

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura