Incidenti në ceremoninë e betimit të presidentes së re të Maqedonisë së Veriut, reagon Ministria e Jashtme e Greqisë: Po shkelet në mënyrë flagrante Marrëveshja e Prespës

May 12, 2024 | 16:51
SHPËRNDAJE

Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Silianovska, gjatë betimit të sotëm e quajti vendin “Maqedoni”, edhe pse në tekstin e betimit, të cilin e lexoi kryetari i Kuvendit në largim Jovan Mitreski, i bëri thirrje që vendit t’i referohej si “Maqedonia e Veriut”.

MPJ

Ambasadorja e Greqisë në Maqedoninë e Veriut, Sofia Filipidu, e ftuar në seancë, u largua në shenjë proteste për faktin se kjo e fundit gjatë betimit i referohej vendit si “Maqedoni”.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe Ministria e Jashtme e Greqisë, që thekson se kategorikisht përparimi i metejshëm  i marrëdhënieve mes dy vendeve dhe rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut varet nga zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Prespës dhe kryesisht nga përdorimi i emrit kushtetues të vendit.

Njoftimi:

“Gjatë betimit të saj sot në Kuvend dhe përkundër faktit se në tekstin zyrtar të betimit që i diktohej vendi përmendej si “Maqedonia e Veriut”, presidentja e re e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Znj. Silianovska-Davkova zgjodhi ta quajë vendin e saj “Maqedoni”.

Ky akt shkel në mënyrë flagrante Marrëveshjen e Prespës si dhe Kushtetutën e shtetit fqinj, e cila është harmonizuar me detyrimet e tij ndërkombëtare. Qeveria greke, megjithë kundërshtimet që kishte shprehur si kundërshtim gjatë ratifikimit të marrëveshjes, e respektoi atë si një traktat ndërkombëtar të ratifikuar që ka përparësi ndaj çdo dispozite tjetër të ligjit.

Greqia, në këtë kontekst, thekson kategorikisht se përparimi i mëtejshëm në marrëdhëniet e saj dypalëshe me Maqedoninë e Veriut si dhe kursi evropian i kësaj të fundit varet nga zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Prespës dhe mbi të gjitha nga përdorimi i emrit kushtetues të vendit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura