Aksidentoi në gjendje të dehur 2 persona, arrestohet polici

Mar 31, 2014 | 19:06
SHPËRNDAJE

Foto Ilustruese
UPDATE- Një efektiv i policisë së Rrogozhinës është vënë në pranga sot nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, pasi dy ditë më parë në gjendje të dehur ka aksidentuar 5 persona, duke lënduar 2 prej tyre.

Në pranga është vënë shtetasi, Ramadan Zeqo, me detyrë specialist i Hetimit dhe Parandalimit të Krimeve në Stacionin e Policisë Rrogozhinë, i cili akuzohet për veprat penale të “Shkelje të Rregullave të Qarkullimit Rrugor” dhe “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Sipas policisë,  më datë 29 mars, në aksin rrugor Pompat – Çermë Sektor, Lushnjë, punonjësi i policisë Ramadan Zeqo, duke drejtuar automjetin me targë DR 4134 B, ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë ka goditur një grup këmbësorësh prej 5 vetash, duke dëmtuar shtetasit D.M. dhe A.D.

Nga hetimet ka rezultuar se Zeqo, kishte konsumuar pije alkoolike tej normave të lejuara.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura