Aksidentohet një makinë e eskortës së Berishës

Apr 30, 2011 | 17:02
SHPËRNDAJE

SARANDË- Një makinë e eskortës së kryeministrit është aksidentuar në afersi te fshatit Shen Vasil të Sarandës.

Aksidenti, për fat vetëm me dy të lënduar lehte, ka ndodhur pasdite, gjatë kthimit nga vizita e bërë në këtë qytet për prezantimin e kandidatit të “Aleancës për qytetarin”, për bashkinë e qytetit jugor.

Sipas të dhenave të para mësohet se automjeti, me te cilen udhetonte zyra e shtypit e kreut te qeverise ka rreshqitur nga rruga dhe eshte perplasur me nje automjet tjeter.

Shkak per aksidentin, sipas te dhenave te para te policise jane bere kushtet e keqija te motit. Automjeti ka rreshqitur per shkak te lageshtise se rruges.

Sipas burimeve nga spitali i Sarandes te demtuar kane mbetur drejtuesi i automjetit, i cili ka pasur probleme te lehta me frymemarrjen dhe fotografi, qe ka pesuar gervishtje ne fytyre. Per t’i pare nga afer ne spitalin e Sarandes ka qene per vizite vete kryeministri Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura