Akcizat, debate PD-PS. Opozita lë komisionin

Feb 28, 2011 | 12:43
SHPËRNDAJE

TIRANË- Opozita braktis Komisionin e Ekonomisë pas debateve të ashpra me deputetët e maxhorancës. Debatet nisën që në krye të mbledhjes së komisionit gjatë diskutimit për ndryshimin e projektligjit të akcizave. Opozita është shprehur kundër ndryshimit, pasi sipas saj ky ligj nuk është dekretuar nga presidenti.

“Projektligji për akcizat është miratuar nga Parlamenti por nuk është dekretuar nga Presidenti i Republikës prandaj këto ndryshime duhet të diskutohen më vonë”- kanë thënë deputetët socialistë të pranishëm në komision.

Kundër pretendimit të opozitës kanë reaguar menjëherë deputetët demokratë, sipas të cilëve diskutimi është brenda procedurës. “Ndryshimet në projektligjin për administrimin e pullave të akcizës do të bëhen në mënyrë të ndryshme”- kanë reaguar ata.

Duke mos gjetur konsensus në diskutim, opozita ka vendosur të lërë sallën e mbledhjes, ndërkohë që maxhoranca e ka kaluar këtë projektligj vetëm me votat e deputetëve të saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura