AK: Më 28 nëntor të gjithë në kufirin Shqipëri-Shqipëri

Sep 30, 2012 | 11:07
SHPËRNDAJE

FIER- Aleanca Kuq e Zi ka vijuar fushatën e saj “Një flamur për çdo dritare” në qytetin e Fierit. Sekretari i Përgjithshëm i AK-së, Myslim Pashaj ftoi qytetarët e Fierit që më 28 nëntor, në përvjetorin e 100 të shpalljes së Pavarësisë, t’i bashkohen tubimit për bashkim në kufirin Shqipëri-Shqipëri, në pikën kufitare të Morinës, në Kukës. Më 28 nëntor pritet që Aleanca Kuq e Zi të sigurojë një pjesëmarrje masive në këtë tubim, ku edhe do të prezantohen themelet e kualicionit kuqezi.

Sekretari i Përgjithshëm, Pashaj tha se deri më 28 nentor çdo qytet etnik shqiptarë do të vishet kuqezi.

AK-ja prej kohësh ka nisur fushatën e saj, “Një flamur për çdo dritare” për nxitjen e qytetarëve shqiptarë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe diasporë, që me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë të gjithë të kenë në dritaret e shtëpive të tyre flamurin me shqiponjën dykrenare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura