Aida Dyrrah: Jeta e re me partnerin izraelit pas ndarjes nga Frederik Ndoci

Sep 30, 2012 | 13:06
SHPËRNDAJE

Ish-bashkëshortja e Frederik Ndoçit është e dashuruar. Ajo vjen në një rrëfim për suplementin “Panorama plus”, ku tregon për lidhjen e dashurisë me djalin nga Lindja e Mesme, shkëputjen nga muzika, çfarë mendimi ka dhëndri i huaj për vendin tonë, a i ka takuar prindërit e tij etj.
Konstatojmë që je zhdukur nga skena muzikore, pse ky vendim?
Të them të drejtën arsyet janë disa. Është si puna e priftit që e pyetën për kambanën: “Pse nuk dëgjohet kambana?” Dhe dha disa përgjigje, në fund tha që nuk kemi kambanë që ishte kryesorja. Gjendja shpirtërore ka qenë një nga arsyet kryesore, megjithatë do ta quaja veten të fshehur, por kurrsesi të shkëputur nga muzika.
Për momentin ku gjendesh dhe me çfarë merresh?
Për momentin jam duke bredhur si “çifute” nëpër shkretëtirë (qesh). Po eksploroj botën, më pëlqen të shijoj dhe vlerësoj gjithçka që natyra ka falur. Shumë herë më kap paniku dhe mendoj sa pak kohë në dispozicion ka njeriu për të shijuar një pafundësi kaq misterioze. Megjithatë, mundohem të shfrytëzoj çdo moment.
Shohim dhe shkruhet se je shumë e lumtur në dashuri, mendon se ke gjetur personin e zemrës?
Dashuri, mmm, gjëja që të jep më shumë kënaqësi dhe të trishton më shumë në të njëjtën kohë. Deri në këto momente mendoj se e kam gjetur shpirtin tim binjak, jam e lumtur, çfarë do të ndodhë vetëm një Zot e di.
Do na zbuloni pak për djaloshin që keni në krah?
Nuk është e natyrës sime të flas për vetën e tretë, kur ta takoni mund ta pyesni vetë, mund të them që vjen nga Holy land (Toka e bekuar).
Do mund të jetë frymëzim kjo dashuri që ju të riktheheni edhe më e fortë në muzikë?
Qoftë trishtimi, qoftë kulmi i lumturisë, të dyja të japin frymëzim për të krijuar. Thonë që krijimet më të famshme janë bërë pikërisht në momente të tilla, kur e kanë bulëzën nga ndjenja e dashurisë…
E ka vizituar Shqipërinë, çfarë mendimi ka për vendin tonë?
Po, erdhi në Shqipëri për herë të parë, ma bëri surprizë. Për çudinë time dhe të afërmve të mi u ambientua shpejt, megjithëse ende nuk e kemi shkelur Jugun, që është perla e Shqipërisë. I pëlqeu pa masë veçanërsiht mikpritja që karakterizon shqiptarët.
Ju ka prezantuar me prindërit?
Momentalisht jemi me pushime në Middle East (Lindje e Mesme) dhe natyrisht që u takova me të afërmit e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura