Ahmetaj: Të anulohen kontratat e qirasë në territorin e ish Spitalit Ushtarak

Sep 30, 2013 | 12:56
SHPËRNDAJE

TIRANE- Ministri Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj ka urdheruar anulimin e kontratave të qirasë në territorin e Spitalit Universitar te Traumës, Tiranë ( ish- Spitali Ushtarak).

Ministria me ane te ne njoftimi per mediat, ben me dije se Ahmetaj ka urdhëruar të anulohen të gjitha kontratat e qirasë të lidhura mes subjekteve të treta për përdorimin e pasurisë shtetërore.

“Ky urdhër i Ministrit të Zvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes është dhënë me qëllim për implementimin e projekteve të përmirësimit të shërbimit spitalor”- thuhet ne njoftim.

Sipas zyres per shtyp, drejtoria e Spitalit Universitar të Traumës është vënë në dijeni për njoftimin dhe marrjen e të gjitha masave për organizimin dhe lirimin e menjëhershëm të ambienteve shtetërore në administrim të saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura