Ahmetaj: Tapitë e qytetarëve u rritën 1 miliard USD

Feb 17, 2017 | 15:39
SHPËRNDAJE

Shtyhet edhe me 3 muaj afati për rivlerësimin e shtëpisë dhe pronës me taksë të ulur 2 për qind. Parlamenti miratoi dje me 74 vota pro dhe asnjë kundër shtimin e afatit në ligjin e amnistisë së shtëpive. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, gjatë debatit në seancë për ligjin e rivlerësimit tha se gjatë këtij procesi ka një shtim të numrit të aplikimeve. Ministri Ahmetaj shpjegoi se shtimi i numrit të kërkesave ishte arsyeja që qeveria propozoi shtyrjen e afatit.

“Arsyeja e shtyrjes është fare e thjeshtë, ka çdo ditë 70-80 aplikime në institucionin e shërbimit publik ADISA, pranë ZRPP, nga qytetarë të ndryshëm. E vizitova vetë atë zyrë, u takova me qytetarët, i pyeta drejtpërsëdrejti dhe shpreha falënderimin jo thjesht për mundësinë që u është dhënë qytetarëve për të paguar vetëm 2% nga 15%, por edhe për shërbimin shembullor dhe të shpejtë që jepet nga institucioni, i cili është risi e një prioriteti që ka kjo qeveri për të përmirësuar shërbimet publike”, tha Ahmetaj.

ahmetaj

Ministri i Financave tha se deri tani 27 mijë familje kanë përfituar 1 miliard dollarë nga formalizimi i pronës. “Është një shërbim publik i drejtpërdrejtë, nga i cili kanë përfituar 27 mijë r të përmirësuar shërbimet publike”, tha Ahmetaj. Ministri i Financave tha se deri tani 27 mijë familje kanë përfituar 1 miliard dollarë nga formalizimi i pronës.

“Është një shërbim publik i drejtpërdrejtë, nga i cili kanë përfituar 27 mijë familje deri në 31 janar të këtij viti, pra ka 27 mijë aplikime, 27 mijë familje që kanë aplikuar për rivlerësim të pasurisë së tyre në bazë të ligjit të rivlerësimit dhe kanë përfituar një formalizim të vlerës së pasurisë së tyre, një rritje të vlerës së pasurisë së tyre me një diferencë 1 miliard dollarë. Pra, pronat e shqiptarëve kanë një vlerë më të madhe për shkak të rivlerësimit me çmimin e tregut, me 1 miliard dollarë. Shqiptarët në letrat e tyre të shtrenjta të tapive, nëse doni ta quajmë, janë 1 miliard dollarë më të pasur e përveç kësaj (po, 1 miliard dollarë më të pasur, nuk mund t’i mësoj askujt aritmetikën), dhe n.q.s doni se sa taksa kanë paguar, do duhet të paguanin 156 milionë euro taksa, kanë paguar vetëm 16 milionë, pra diferenca është drejtpërsëdrejti në favor të qytetarëve. Kemi tri avanca dhe risi. E para, kursimi për qytetarët, e dyta, formalizimi i një vlere prej 1 miliard dollarësh, e treta, një shërbim publik shembullor”, u shpreh Ahmetaj.

Ministri i Financave tha se deri tani nga rivlerësimi janë arkëtuar 2.4 miliardë lekë të ardhura, krahasuar me 2011-n, ku arkëtimi nga rivlerësimi ishte 1.8 miliardë lekë.

4554455454

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura