Abazi shkakton ilaritet: Qeveria e Ramës, më e suksesshmja pas Ismail Qemalit

Jan 31, 2014 | 13:08
SHPËRNDAJE

Sadri Abazi
Deputeti i Partisë Socialiste, Sadri Abazi, gjatë debatit në Kuvend deklaroi se qeveria e Kryeministrit Edi Rama do të jetë më e suksesshmja në historinë e Shqipërisë, pasi qeverisë së Ismail Qemalit. Abazi replikoi dje ashpër me Kryeministrin Berisha, të cilin e quajti si gojëpërdalë. “Prej 9 vitesh në këtë sallë kam dëgjuar nga ky gojëpërdalë, ky gojëpis akuza nga më të ndryshmet, për mua, për kolegët deputetë, për familjet e tyre dhe vazhdon edhe sot me të njëjtën mënyrë. Dua t’i kujtoj se në traditat e hershme shqiptare, kur vajtimoret të vajtojnë, do të thotë që ke mbaruar, ke vdekur. Pas 23 qershorit, unë mendova se ky do heshtë, por ai vazhdon. Edhe pse ato që thotë nuk i bën as vetë. Edhe pse ia fut kot, ai vazhdon se e di që ia fut kot, por thotë se ka akoma budallenj”, u shpreh ai.  Ai shtoi më tej se qeveria do t’i realizojë të gjitha premtimet dhe se ish-kreu i maxhorancës thotë të pavërteta. “Por, sot shqiptarët e dinë se ky njeri flet gjëra të pavërteta. Në lidhje me, se e kemi dëgjuar që thotë qeveri e premtimeve të pambajtura, shqiptarët janë aq të mençur, saqë e dinë se kjo qeveri nuk i mban dot premtimet, as për një ditë, as për një muaj dhe as për tre muaj. Po i them sot këtij njeriu, po deklaroj para shqiptarëve, se kjo qeveri do të jetë qeveria më e suksesshme në historinë e Shqipërisë, që nga dita që Ismail Qemali ka shpallur pavarësinë në Shqipëri. Por ai nuk dëgjon, sepse atë e kanë vajtuar. Rrugë të mbarë paç në vajtimore”, deklaroi Abazi, duke shkaktuar ilaritet në sallë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura