A nuk është tepër e rrezikshme?

Mar 31, 2012 | 13:40
SHPËRNDAJE

Nuk është fotomontazh, këto janë fotot e njeriut që ka si mik të ngushtë një gepard. Andrej Golosov, një student veterinarie nga Rusia, është kujdesur për gepardin Seva, pasi ai ishte braktisur që foshnjë nga nëna e tij. Djali 24-vjeçar e ka rritur atë duke e ushqyer me biberon dhe duke luajtur rolin nënës. Seva ka jetuar me Andrej në shtëpinë e tij për më shumë se 5 muaj, derisa u dërgua në kopshtin zoologjik të Moskës. Fotografja Lilia Tkaçenko, 38 vjeçe, e cila realizoi marrëdhënien e veçantë në foto, tha se gepardi jo shumë i rritur ishte shumë i dashur me Golosovin. Por kjo nuk ka nevojë të thuhet, është më se e dukshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura