A do të shtrëngohen masat anti-Covid në vend? Flet Skënder Brataj: Pranvera është kritike! Personalisht mendoj që…

Feb 24, 2021 | 15:21
SHPËRNDAJE

Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj duke folur mbi situatën me Covid-19 në vend tha se pranvera është kritike.

I pyetur mbi mundësinë e shtrëngimit të masave anti-Covid, Brataj tha se nuk mund të flasë në emër të Komitetit Teknik, por shtoi se: “personalisht mendoj që duhen shtrënguar disa masa”.

skender_brataj

“Në dy apo tre ditët e fundit rritjet janë stabilizuar, pra po arrijmë në atë fazën e sheshtë, më pas nis zbritja. Edhe një minimum pak më pozitiv tregon menaxhim e kontroll të situatës. Po diskutohet për masa të tjera, po bëjmë të njëjtën gjë si vendet e tjera. Do të shohim së shpejti situatën dhe do vendosim. Nëse ka përkeqësim nuk mund të tolerojmë situatën. Kritike për mua është edhe pranvera”, u shpreh Brataj për “News 24”.

Brataj kërkoi gjithashtu nga qytetarët e prekur me Covid-19 që të mos mbingarkohen me ilaçe që në ditët e para.

“Të gjitha personat që kanë përfunduar në fatalitet, kanë qenë nga këta pacientë që kanë filluar një sulm me medikamente. Edhe anti-koagulanti ka çuar në hemorragji. Gjëja më e tmerrshme është që thuhet të merret anti-biotiku për dy javë. Nga dita e parë deri te e 5-të asnjë lloj anti-biotiku, vetëm në ditën e 7.  Nga dita e 5 në ë 7 nëse ka persistencë të simptomave është momenti që të bëhen analizat e gjakut.  Është si të dalësh në një fushë betejë dhe ke marrë të gjitha armët, ti zbrazësh të gjitha armët, në momentin që vjen armiku ngre duart lart”, tha shefi i Urgjencës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura