A do rritet çmimi i energjisë? Enti Rregullator i Energjisë “sfidon” Ramën, i qëndron vendimit për rivendosjen e fashës

Oct 1, 2022 | 7:23
SHPËRNDAJE

Ndërkohë që Kryeministri Rama zhvlerësoi vendimmarrjen e një institucioni të pavarur siç është Enti Rregullator i Energjisë, duke u tërhequr nga vendimi për rritjen e çmimit të energjisë për abonentët që shpenzojnë më shumë se 800 kilovat në muaj, ky institucion në orët e mbrëmjes ka njoftuar hyrjen në fuqi të çmimeve të reja që do të aplikohen deri në datën 31 dhjetor.

“Për të gjithë konsumatorët familjarë që furnizohen nga shërbimi universal, ERE ka publikuar tashmë çmimet e përditësuara për konsumin e energjisë elektrike nga konsumatorët familjarë, që konsumojnë mbi 800 kwh.

Aktualisht, këto çmime janë të aplikueshme për periudhën 1 tetor deri më 31 dhjetor 2022.

Me VKM nr. 584, datë 08.10.2021, qeveria ka shpallur gjendjen e emergjencës së furnizimit me energji elektrike.

Në situatën aktuale të luhatshmërisë së lartë të burimeve të furnizimit me energji elektrike, nga prodhimi vendas, vendimmarrja e Entit Rregullator të Energjisë mbi ndryshimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike, është objekt rishikimi periodik.

Ky rishikim do të kryhet në përputhje me ndryshimet e kostove të sigurimit të energjisë elektrike. ERE ka detyrimin të reflektojë çmimet e energjisë së konsumatorëve fundorë, kostot e furnizimit sipas burimit të siguruar të energjisë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

310154456_460388342785182_6520535460156409806_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura