4 sëmundjet që nuk e dinit se mund të jenë ngjitëse

May 8, 2017 | 10:49
SHPËRNDAJE

I lani duart para se të hani, mbuloni gojën kur teshtini, mundoheni të mënjanoni shtrëngimet e duarve…mendoni se i dini të gjitha mënyrat që ju mbrojnë nga disa sëmundjet ngjitëse më të zakonshme. Por, ka disa gjendje që vetëm sapuni antibakterial apo  përdorimi i pecetave për hundë nuk ju mbrojnë. Ja disa gjendje shëndetësore që nuk e dinit se janë ngjitëse:semundje-ngjitese

Prishja e dhëmbëve

Mund të lani dhëmbët dhe të shmangni ëmbëlsirat sa të doni, por, nëse partneri/ja juaj nuk ndjek të njëjtën rutinë, edhe ju mund të bini viktimë e higjienës së varfër orale të tij/saj. Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti i Helsinkit, në Finlandë, kanë zbuluar se bakteret orale që shkaktojnë prishje të dhëmbëve mund të kalojnë edhe tek partneri/ja.

Gjatë studimit,  të publikuar tek revista  “Oral Microbiology and Immunology”, u vëzhguan 20 çifte të moshës 37-70 vjeç, të cilët kishin të paktën 10 vjet që ishin të martuar.

Tek 4 prej çifteve, të dy partnerët kishin baktere të lidhura me inflamacionin e ndeve përreth dhëmbëve dhe inflamacion të mishrave të dhëmbëve. Tre nga ato kishin edhe bakterin kryesor që shkakton prishje të dhëmbëve.

Hulumtuesi shkencorë zbuluan se ADN-ja specifike e këtij bakteri ishte e njëjtë tek të dy partnerët, që do të thotë se është transmetuar nëpërmjet puthjeve.

Kancer

Nuk mund ta merrni kancerin nga një person që vuan nga kjo sëmundje  – por mund të merrni virusin HPV (human papiloma virus), i cili rit rrezikun për zhvillim të kancerit të zverkut, penisit, anusit, gojës dhe fytit.

Sipas një studimi nga Universiteti Duke, më shumë se 6 milionë amerikanë infektohen çdo vit me virusin HPV (sëmundja përhapet nëpërmjet kontaktit seksual me një person të infektuar).

Edhe pse disa njerëz mund të largojnë infeksionin vetë brenda 1-2 vitesh, me pak apo aspak simptoma, tek disa të tjerë infeksioni vazhdon të përsëritet – dhe sa më shumë të zgjasë, aq më të mëdha janë gjasat për zhvillim të kancerit.

Sëmundje autoimune

Të jetuarit me sëmundjen celiake nuk është edhe aq e dhimbshme, megjithatë, ato që kanë alergji ndaj glutenit (proteina e cila i jep formën dhe elasticitetin strukturës së drithërave), duhet të kenë kujdes se mos ekspozojnë edhe të dashurit e tyre. Sipas një studimi të publikuar tek revista “Gastroenterology and Hepatology”, partnerët apo bashkëshortët e atyre që vuajnë nga sëmundjet celiake janë më të rrezikuar nga sëmundjet autoimune joceliake, si sëmundja e Crohn-it, psoriasis, artriti reumatoid, lupusi ose koliti ulceroz.

Hulumtuesit shkencor zbuluan se për një periudhë mbi 10 vjet, 4.3% e partnerëve ose bashkëshortëve të atyre që vuanin nga sëmundja celiake u prekën nga sëmundje autoimune joceliake, krahasuar me 3.3% të partnerëve që nuk vuanin nga kjo sëmundje. Hulumtuesit shkencorë mendojnë se kjo ndodh si pasojë e ndarjes së bakterit të zorrës.

Obeziteti

Hulumtuesit shkencorë turq kanë zbuluar së fundmi një virus në indin dhjamor tek të rriturit obezë: human adenovirus-36 (Ad-36).  Njerëzit e ekspozuar ndaj virusit Ad-36 kanë 300 herë më shumë gjasa që të bëhen obezë se ata që nuk kanë qenë të ekspozuar. Në të gjithë botën, më shumë se 15 mijë njerëz në 9 shtete të ndryshme të botës janë testuar për antitrupat e virusit (zakonisht trupi e lufton këtë virus, megjithatë dëmi është bërë tashmë) dhe, njerëzit që janë obezë kanë më shumë gjasa që të shfaqin shenja të këtij infeksioni./Shendeti/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura