‘4 Korriku’, Arvizu: Amerika në anën e Shqipërisë

Jun 30, 2011 | 20:08
SHPËRNDAJE

TIRANE- Është zhvilluar sot një ceremoni festive me rastin e 235- vjetorit të deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në ceremoni ishin të ftuar shumë personalitete dhe politikanë shqiptarë, mes të cilëve kryeministri Sali Berisha, kreu aktual i Partisë Socialiste, Edi Rama, ish lideri Fatos Nano, Lulzim Basha dhe ish presidenti Alfred Moisiu dhe shumë personalitete të tjera.

Në fjalën e tij, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu tha se është i befasuar nga dashuria dhe pasioni që shqiptarët kanë për vendin e tyre, ndërsa theksoi se Shtetet e Bashkuara do të  mbetën mbështetës të patundur të Shqipërisë.

Amerika është në anën tuaj, ju vazhdoni të ndërtoni një shoqëri të shëndoshë, ku shpresa të mbetët e gjallë dhe ëndrrat të bëhen realitet.

Ceremonia u zhvillua pranë Galerisë së Arteve të kryeqytet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura