“300 ditë mjerim në shëndetësi”, Basha: Shkatërrim sistemit, megakorrupsion

Jul 31, 2014 | 12:12
SHPËRNDAJE

TIRANE- “300 ditë mjerim në shëndetësi”. Me kete teme, opozita ka vijuar tryezen e radhes me fokus te shendetesia, pjese e te ciles jane ekspertë të sektorit dhe grupeve të interesit.

Kreu i opozites Lulzim Basha deklaroi gjate fjales se tij se ne këto 300 ditë shëndetësia është përfshirë nga një megakorrupsion, nderkohe qe qeveria as eshte e qarte e as ka objektiva per kete sistem kaq te rendesishem per shqiptaret. 

“Miliona euro e dollarë zhduken pa u ofruar asnjë shërbim apo asnjë medikament. Mungesa e sistemit, mungesa e qartësisë së objektivave jo vetëm shkatërron sistemin, por në fakt është mjegulla perfekte për ujqërit e mafias në shëndetësi. Sa herë del kryeministri bashkë me ekipin e shëndetësisë ku asnjëri nuk ka përvoja në shëndetësi, 90% të kohës merret me taktikën e demonizimit të sistemit. Demonizohet mjeku, infermieri, puna e tyre por në fakt përtej demonizimit nuk ofrohet asgjë. Rreshtohen mjekët në QSUT, për orë të tëra, që I kushtojnë taksapaguesit pacientit, dhe u mbahen fjalime politike pa asnjë alternativë.”- tha Basha. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura