21 janari, në Gjykatë dosja me 4 të pandehurit

Apr 30, 2012 | 16:15
SHPËRNDAJE
Ndrea Prendi

Prokuroria ka dorëzuar pranë Gjykatës së rrethit Tiranë dosjen në ngarkim të katër të akuzuarve për ngjarjet e 21 janarit.

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se ; Ndaj shtetasit Ndrea Prendi, me detyrë komandant i Gardës së Republikës, u ngrit akuza për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese.”, ndaj shtetasit Agim Llupo, me detyrë shef i shtabit të Njësisë Speciale në Gardën e Republikës, u ngrit akuza për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, ndaj shtetasit Margarit Kume, me detyrë shofer i komandantit të Gardës së Republikës, u ngrit akuza për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” si dhe ndaj shtetasit Armando Kasaj, me detyrë specialist i “IT” në Këshillin e Ministrave”, u ngrit akuza për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.”

Çështjet në ngarkim të katër të akuzuarve janë depozituar në Gjykatë.

Ndërkaq, hetimet në ngarkim të efektivave të Gardës së Republikës, shtetasve Dashamir Shehi, Alfred Ahmetcenaj, Altin Kollçinaku, Fatos Bushati, Aleksandër Deda, Agrom Malaj, Gazmen Ahmetaj, Sadik Çela dhe Mark Nikolli, u pushuan në datën 20.04.2012, njofton Prokuroria.

Vazhdojne hetimet per përcaktimin e autorësisë për vrasjen e shtetasit Aleks Nika dhe plagosjen e dy demonstruesve të quajtur Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura