“Thanas shtrëngo rripin”, në kinemanë e Arkivit

May 25, 2011 | 9:30
SHPËRNDAJE

Muaji i Filmit Ballkanik në kinemanë e Arkivit Qendror të Filmit mbyllet sot me projeksionet e filmave “Dasma” dhe “Thanas shtrëngo rripin”. I pari, një film turk, prodhim i vitit 1973, me regji të Lutfi Akad, do të shfaqet në orën 12:00. Filmi përshkruan përpjekjet e një familje emigrante nga Anadolli për t’u përshtatur dhe për të mbijetuar në Stambollin urban në kushte shumë të ndryshme jetese. ¨shtë një nga prezantimet më të mira të temës së migrimit të brendshëm në kinemanë turke. Ndërsa pasdite, për të gjithë nostalgjikët do të shfaqet filmi grek “Thanas shtrëngo rripin”. Një prodhim i vitit 1971, me regji të Dinos Katsouridis, i cili shfaqej shpesh përpara viteve ’90 dhe që me batutat e tij ishte bërë pjesë e zhargonit të përditshëm. I vendosur në Greqinë e trazuar politikisht, filmi ofron aspekte të ndryshme të jetës së përditshme në rrethana të vështira.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura