“Princi Çarls e Diana u dënuan nga Zoti”

May 31, 2012 | 13:41
SHPËRNDAJE

Një personalitet televiziv në Spanjë ka hapur debate me deklaratat se princi Çarls dhe princesha Diana u dënuan nga Zoti, pasi e kaluan muajin e mjaltit në Gjibraltar. Alfonso Rojo, 60 vjeç, tha se martesa e çiftit mbretëror ishte e mallkuar sepse ata vizituan Gurin pas dasmës së tyre, në vitin 1981. Pothuajse dy milionë shikues e ndoqën Rojon në deklaratat e tij të çuditshme në një nga emisionet më të ndjekura në Spanjë, “Debati i Madh”. Ish-korrespondenti i luftës ishte në panelin prej katër personash, të cilët po diskutonin mbi rritjen e tensionit në ujërat e Gjibraltarit mes Britanisë e Spanjës. Rojo tha: “Është e vërtetë se ata (britanikët) nuk e çajnë kokën. Nëse ju kujtohet Çarlsi dhe Diana, kanë nisur muajin e tyre të mjaltit atje dhe shikoni se çfarë u ndodhi. Shikoni se ç’u ndodhi!”, theksoi ai. Një tjetër gazetare veterane e pyeti nëse mendonte se martesa e tyre mori një ndëshkim hyjnor dhe ai u përgjigj se ishte pikërisht kështu. “Ishte një ndëshkim nga Zoti”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura