“Penalisht e pastër”, përdorte gishtat e së bijës

Jun 30, 2011 | 10:50
SHPËRNDAJE

Një mësuese ka përdorur gjurmët e gishtave të vajzës së saj për të fshehur të kaluarën kriminale, kur ajo ka aplikuar për punë në tri shkolla. Samanta Barmis, 43 vjeçe, nuk ka treguar se ajo ka qenë e dënuar për mashtrim kur ka dërguar aplikimet për punë në Kent. Sapo u zbulua, ajo u arrestua dhe është në gjykim. Sipas prokurorëve, ka shumë vjet që gruaja përdor të njëjtën metodë, gjurmët e gishtave të së bijës, madje, kur e kanë akuzuar një herë në një shkollë ku kishte punuar, se ajo nuk ka dorëzuar të dhëna të sakta, ajo i ka hedhur në gjyq “e fyer” dhe madje kishte fituar.  Gruaja kishte qenë në burg në vitin 1995.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura