“Dy duzina trëndafilash” në Metropol

Jun 29, 2011 | 11:29
SHPËRNDAJE

“Dy duzina me trëndafila të kuqërremtë” nis të shfaqet sot në Teatrin e Metropolit, në sallën “Çehov”. Një vepër e shkruar nga Aldo de Benedeti, që vjen nën regjinë e Keltjeta Shehut dhe interpretimin e aktorëve Xheni Hallulli, Florian Agalliu, Besian Bitraku, Flonja Kaba. Vepra është një komedi familjare që flet për çiftin Verani: Alberto, një inxhinier i suksesshëm, i martuar me Marinën, një grua e bukur. Ata kanë vite martesë dhe, duke mos pasur fëmijë, lidhja e tyre është bërë monotone. Marina kërkon të shkojë në një udhëtim, ndërsa Alberto, duke përfituar nga një gabim telefonik, kërkon një aventurë duke i dërguar dy duzinë me trëndafila të kuqërremtë një zonje, por gabimisht lulet bien në duart e Marinës, e cila entuziazmohet dhe anulon udhëtimin. Avokat Saveli, një mik i familjes, futet në lojë nga Alberto për të vazhduar lojën e luleve dhe këtu nis një aventurë që sjell situata komike pafund, duke përfshirë dhe shërbyesen e shtëpisë, Rosinën, e cila i qëndron besnike të zonjës. Në fund, avokat Saveli për të shpëtuar çiftin nga divorci, merr përsipër t’i thotë Marinës që ishte ai që ia dërgonte lulet. Ajo, e zhgënjyer kthehet tek i shoqi pa e marrë vesh të vërtetën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura