“Duart e arta” mblidhen në ekspozitë

May 26, 2011 | 9:30
SHPËRNDAJE

Një ekspozitë e artit figurativ, me pjesëmarrjen e nxënësve nga shkolla dhe rrethe të ndryshme të Shqipërisë, u hap dje në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. Ekspozita e titulluar “Duart e arta” është finalizimi i një pune disamujore komunikimi me të gjithë aktorët e përfshirë në këtë organizim, që u dha fëmijëve hapësirën e duhur për t’u shprehur lirshëm. Kjo ekspozitë i ka tërhequr fëmijët për të eksploruar me përdorimin e mjeteve dhe teknikave të ndryshme, që nga teknikat më thjeshta si lapustila, pastel, akuarel, si dhe teknikat më të vështira dhe profesionale si vaj dhe akrilik. Për të vijuar me punimet e dorës, instalacionet, punët me baltë dhe plastelinë apo një sërë punimesh artistike në zhanrin e stilimit. Aktiviteti, i cili do qëndrojë i hapur përgjatë 5 ditëve, u mundësua nga Qendra Kulturore “Moda në Fokus”, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Arsimit dhe Shkencës etj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura