‘Mbetjet’, Berisha: Kundërshtarët duan vota nga plehu

Oct 31, 2011 | 13:47
SHPËRNDAJE

TIRANË- Veprim fund e krye politik  e ka quajtur kryeministri Sali Berisha kthimin e ligjit “për menaxhimin e mbetjeve” nga ana e presidentit, Bamir Topi.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha ka akuzuar atë që e ka etiketuar si “aleanca e plehut” se “synimi i vetëm është nxjerrja e votave nga plehu”, duke u fshehur qytetarëve të vërtetat dhe duke i mashtruar.

“Ata qe fillojnë dy vjet para fushatën elektorale për të krijuar partinë e aleancës së plehut, ky është vend i lirë, s’ka pengesë, mund te krijosh cdo parti te duash,  por të katandisesh gjer te mbetetjet ky është mjerim i madh politik”- tha Berisha.

Sipas tij, cdo njeri mund të krijojë parti politike, “por s’ka amoralitet politik më të madh sesa të përdhosësh kushtetutën, institucionin që të është besuar në funksion të projektit të kryetarit të opozitës, sepse kështu mendon ai mund të vijë në pushtet”

Sipas tij Rama ka faktuar se nuk nxjerr kurre mesime, me kete menyre nuk vihet ne pushtet. “Nese ti mendon se duke i shnderruar ne parti institucionet e pavaruara lufton maxhorances, vecse e fuqizon me shume ate. E ben me te pergjegjeshme para ligjit dhe Kushtetutes dhe kjo eshte historia”- tha ai.

Duke deklaruar se ai është mjek, fund e krye mjedisor dhe nuk ka kurrafarë lidhje me hamendësimet e aleancës së plehut, Berisha ka ftuar shoqërinë civile dhe gjithë kundërshtarët e ligjit të ulen në debate serioze e të mos mashtrojnë shqiptarët duke u fshehur të vërtetën.

“Kushtetuta përcakton kompetencën e presidentit për të firmosur ose kthyer ligjet në parlament. Në këtë kontekts ne kemi trajtuar në mënyrë kushtetuese cdo qendrim që mbahet ndaj ligjeve të vendit të votuara nga presidenti. Duhet të them se qëndrimi ndaj këtij ligjit nga alfa tek omega politik dhe ata të cilët përpiqen në aleancën e plehut të mashtrojnë shqiptarët do ta gjejnë veten të dëshpëruar”- tha Berisha.

Ai ka sqaruar se “Shqipëria në vitin 2006 ka formosur marrëveshjen e MSA me BE, që ëhstë votuar në të gjitha parlamentet e vendeve anëtare të BE. Kjo është kontrata ligjore e Shqipërisë me këto vende”.

Sipas Berishës ligji flet qartë vetëm për import të 50 artikujve mes listës së 300 e ca artikujve. “Importi i mbetjeve është një proces konstant gjatë gjithë këtyre viteve, përfshirë 8 vitet në pushtet të PS. Kombinati metalurgjik I Elbasanit funksionon me këto mbetje, por cfarë thotë ligji. Qeveria ka përcaktuar qartë se nga lusta prej 300 e ca artikuj ne pranojmë vetëm 50, tërësisht të kontrollueshme. Aktualisht është përcaktuar se nuk importohen për ruajtje, jo depozitë. Zotërinjtë që duan të nxjerrin vota nga plehu ua fshehin qytetarëve dhe u servirin mashtrimin”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura