Zyrtare, Bekim Balaj kalon te Rijeka

Jan 8, 2015 | 9:56
SHPËRNDAJE

Bekim Balaj është blerja më e re e Rijekës në kampionatin kroat të futbollit. Lajmi është konfirmuar për “Panorama Sport” nga vetë sulmuesi kuqezi, duke mos fshehur normalisht edhe kënaqësinë e kësaj lëvizjeje. Deri para dy ditësh, shkodrani ishte pjesë e çekëve të Slavias së Pragës, por përplasjet në klub mes drejtorit sportiv dhe trajnerit pikërisht për shkak të Bekim Balajt, detyruan këtë të fundit që të shikonte një skuadër tjetër.

Dje sulmuesi pat udhëtuar drejt Kroacisë së bashku me menaxherin e tij për një bisedë paraprake me drejtuesit e Rijekës (një nga pronarët e klubit është president i Atalantës në Serinë A), por këta të fundit e kanë bindur që Balaj të ndryshonte fanellë, duke iu bashkëngjitur nënkampionëve kroatë. Rijeka është një nga klubet më të mira në Kroaci së bashku me Dinamon e Zagrebit dhe Hajdukun e Splitit dhe aktualisht renditet në vend të dytë në kampionat me 42 pikë, 10 më shumë sesa Hajduku dhe 7 më pak sesa Dinamo e Zagrebit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura