Po spikat në Azerbajxhan, shkodrani Pusi zbulon 2 ofertat zyrtare nga Hungaria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2025 | 21:55

Po spikat në Azerbajxhan, shkodrani Pusi zbulon 2 ofertat zyrtare nga Hungaria

Sulmuesi shkodran, Belajdi Pusi, po kalon një moment mjaft të mirë në elitën e futbollit azebajxhanas, ku në 19 ndeshje në kampionat me skuadrën e Shamakhit ka arritur të realizojë 5 gola, si dhe ka dhënë 3 asist.  

pusi

27-vjeçari së fundmi ka zgjuar interesin e dy klubeve të rëndësishme në futbollin hungarez, të cilat interesohen për transferimin e Pusit.  Këtë fakt e ka zbuluar vetë sulmuesi, në një prononcim për emisionin “Ora Sport”. 

“Kam dy oferta zyrtare nga Hungaria. Puna ime është të stërvitem sa më fortë për të arritur rezultatet dhe qëllimet që i kam vënë vetes me ekipin që jam. Ekipet janë në bisedime me ekipin tim, por unë jam i fokusuar këtu ku jam. Shpresoj që të vazhdoj të bëj mirë.  

Dy ekipet që kanë bërë ofertë zyrtare janë Debrecen dhe Kisvarda”, u shpreh Pusi.  

PANORAMASPORT.AL