“Mercenarët të ikin”, reagim i ashpër i ultrasve të Vllaznisë pas dështimit të radhës kuqeblu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2026 | 20:54

“Mercenarët të ikin”, reagim i ashpër i ultrasve të Vllaznisë pas dështimit të radhës kuqeblu

Vllaznia për të disatën herë radhazi i shkoi shumë pranë ëndrrës së titullit kampion, por në fund nuk ia doli që të bënte të sajën trofeun. Dhe ata të cilët kanë mbetur më shumë të zhgënjyer kanë qenë padyshim tifozët e Vllaznisë.

vllaznit

Grupimi i ultrasve, “Vllaznit”, ka qenë gjithmonë në mbështetje të ekipit gjatë kësaj periudhe, pavarësisht rezultateve dhe e treguan edhe në ndeshjen ndaj Elbasanit. Por sot, ky grupim ka dalë me një mesazh të qartë, që dukej se u drejtohej futbollistëve që nuk dhanë sa pritej në fushën e lojës.

“Shum vite pa gzu, por prap jena ktu!! Mercenart qe erdhen te ikun, ata qe deshten kyt fanel te rrijn. Dje, sot, neser, PERGJITHMON VLLAZNIA!”, shkruhej në mesazhin e tyre në rrjetet sociale.

sdffdfdsfsdsfdfdsfsd

PANORAMASPORT.AL