Postuar: Qershor 1, 2026 | 17:09
Jo vetëm Martini, Vllaznia zyrtarizon edhe një tjetër vendim për projektin e ri të klubit
Klubi i Vllaznisë ka vendosur që të rinovojë në bllok me grupin që drejtoi ekipin në sezonin 2025-2026, duke nënshkruar këtë radhë kontrata dyvjeçare.

Kuqeblutë zyrtarizuan fillimisht trajnerin Edi Martini, ndërsa më pas kanë bërë të njëjtën gjë edhe me atë që ka qenë bashkëpunëtori i tij më i ngushtë, për shumë vite në fushën e lojës e tashmë edhe në rol drejtuesi, Vioresin SInanin.
“KF Vllaznia bën të ditur gjithashtu se do të vazhdojë bashkëpunimin edhe me drejtorin sportiv Vioresin Sinani. Ai do të jetë pjesë e projektit tonë edhe për dy sezonet e ardhshme”, shkruhej në njoftimin e kuqebluve duke zyrtarizuar kështu vazhdimin e bashkëpunimit edhe me ish-bomberin.
PANORAMASPORT.AL













