“Pritet të hapet grupi i parë i kapitujve të negociatave për Shqipërinë”- Varhelyi: Është në interes të BE-së që zgjerimi të ndodhë së shpejti

Apr 8, 2024 | 13:45
SHPËRNDAJE

Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, tha se është në interes të Bashkimit Evropian që zgjerimi të ndodhë së shpejti. Ai foli në forumin “BE takon Ballkanin” në Sofje të hënën, njoftoi agjencia bullgare e lajmeve BTA.

yuuu

Várhelyi tha se konteksti gjeopolitik ka ndryshuar gjatë viteve të fundit.

Várhelyi theksoi se politika e zgjerimit i referohet investimeve të qarta gjeopolitike.

Fqinjët e BE-së janë partnerët e saj afatgjatë për paqe dhe prosperitet, kështu e shohin ata anëtarësimin e tyre, por kështu BE-ja duhet ta shohë edhe rolin e zgjerimit.

Reformat e nevojshme duhet të zbatohen së bashku për të përshpejtuar procesin e pranimit të secilit vend, tha Komisioneri për Zgjerimin” tha ai.

Ai gjithashtu theksoi se është e rëndësishme që secili vend të respektojë obligimet e veta.

Komisioni aktual Evropian e filloi mandatin e tij me tre vende kandidate dhe tani janë nëntë. Tre vende kanë marrë dritën jeshile për të hapur negociatat e pranimit.

Tani ekziston një axhendë e qartë për të përshpejtuar integrimin real. Kjo do të thotë tejkalim i hendekut ekonomik, tha komisioneri. Komisioni i ardhshëm Evropian duhet të mirëpresë anëtarët e rinj të BE-së” shtoi, Varhelyi.

Komisioneri ndër të tjera bëri me dije se  për Shqipërinë pritet të hapet grupi i parë i kapitujve të negociatave.

Komisioni i ardhshëm Evropian duhet të mirëpresë anëtarët e rinj të BE-së. Mali i Zi tashmë ka arritur në fazën përfundimtare, që nënkupton mbylljen e kapitujve të negociatave; qeveria e re e vendit po përmbush detyrimet e saj

“Pritet që për Shqipërinë të hapet grupi i parë i kapitujve të negociatave. Sa i përket Serbisë, negociatat për anëtarësim duhet të vazhdojnë”, u shpreh komisioneri.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura